MSA hyri ne fuqi me 1 prill 2009, pas ratifikimit te saj nga 25 vendet anetare te BE-se, te cilat ishin pjese e komunitetit ne momentin e nenshkrimit te MSA-se, si dhe miratimin e saj nga Parlamenti shqiptar. Procesi i ratifikimit u krye ne me pak se 3 vjet dhe u finalizua me ratifikimin e marreveshjes nga parlamenti Grek ne 15 Janar 2009, duke i hapur keshtu rrugen Shqiperise drejt aplikimit ne BE per marrjen e statusit te vendit kandidat;
Nderkohe në pritje të përfundimit të procesit te ratifikimit te MSA-se, me procedura të përshpejtuara hyri në fuqi me 1 dhjetori 2006, Marrëveshja e Përkohshme, e cila lidhet vetëm me provizionet tregtare.
Lidhur me historikun mbi MSA, deri ne momentin e hyrjes se saj ne fuqi, nenvizojme keto momente:
§ 12 qershor 2006, në Luksemburg, u nënshkrua teksti i plotë i marrëveshjes për 135 nenet, 5 anekset dhe 6 protokollet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe i Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar. Kuadri i përgjithshëm i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit përbëhet nga katër shtylla:dialogu politik dhe bashkëpunimi rajonal, dispozitat tregtare lidhur me liberalizimin progresiv të këmbimeve deri në vendosjen e një zone tregtie të lirë midis palëve, liritë komunitare, dhe së fundi bashkëpunimi në fushat prioritare sidomos në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.
§ Ecuria e procesit të negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asociimit (janar 2003 – dhjetor 2005)
Lidhur me monitorimin per zbatimin e MSA-se, organizohen raportime periodike nepermjet takimeve te perbashketa Shqioperi – BE, sipas 7 nenkomiteteve.
|