Njoftime
Ministria e Integrimit
Pyetja e javės
Ministria e Integrimit

A mendoni se Shqiperia do te marre statusin e kandidatit brenda ketij viti?


Rezultatet po nxirren. Ju lutem prisni...
Pergjigjet e Shqiperise te Pyetesorit te KE
Vizitoni Qendren e Dokumentacionit dhe Informacionit Evropian!
Procesi i Vendim-marrjes

 Partneriteti Europian
Në Selanik, më 19 dhe 20 qershor 2003, Këshilli Europian ritheksoi vendosmërinë e tij për të mbështetur plotësisht dhe në mënyrë efikase perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai miratoi Përfundimet e Këshillit të 16 qershorit 2003 mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë shtojcën “Axhenda e Selanikut për Ballkanin Perëndimor: drejt Integrimit Europian”, i cili paraqiti Partneritetet Europiane si një mjet për të materializuar perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadrin e procesit të Stabilizimit dhe Asociimit.
 
-  Partneriteti Europian është një dokument i hartuar sipas nevojave specifike të vendit i cili identifikon prioritetet me qëllim marrjen e masave për plotësimin e standarteve europiane, i hartuar në bazë të rekomandimeve të raporteve vjetore të komisionit Europian, të CTF-ve, Komitetit të Përbashkët dhe grupeve të punës Shqipëri-BE.
 
-  Partneriteti Europian është një instrument me karakter politik, ekonomik, institucional, financiar dhe burimesh njerëzore.
 
-  Partneriteti Europian shërben si një listë kriteresh sipas të cilës do të matet progresi dhe si guidë për mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.
 
-  Partneriteti Europian është një dokument evolutiv i cili rifreskohet në varësi të realizimit të angazhimeve të marra nga palët dhe sfidave të reja të procesit të integrimit europian.
 
 
Partneriteti europian në shërbim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit
 
Objektivat e Partneritetit Europian synojnë përshpejtimin e përmbushjes së kritereve për  zbatimin e MSA. Këto kritere konsistojnë në:
 
-  Forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e standarteve të mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe pakicave nëpërmjet zhvillimit dhe forcimit të shtetit ligjor;
-  Ofrimin e kuadrit të përshtatshëm për stabilitetin rajonal dhe dialogun politik ndërmjet palëve;
-  Arritjen e standardeve për vendosjen progresive por efektive të një zone të shkëmbimit të lirë ndërmjet palëve;
-  Rritjen e zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik për të kaluar nga ekonomi e tranzicionit në ekonomi të tregut;
-  Intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme me qëllim krijimin e një zone lirie, sigurie dhe drejtësie;
-  Angazhimin dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
-  Aftësimin e institucioneve shtetërore për t’i bërë ballë detyrimeve që lindin nga anëtarësimi i ardhshëm në BE;
 
 
Në fillim të vitit 2004, Komisioni prezantoi Partneritetin e parë Europian me Shqipërinë, që u miratua nga Këshilli më 14 qershor 2004. Komisioni e konsideroi me vend përditësimin e këtij Partneriteti mbi bazën e konstatimeve të paraqitura në Progres Raportin e 2005-ës mbi Shqipërinë, duke i propozuar Keshillit me 9 nentor 2005, Partneritetin e dytë Shqiperine.
 
Partneriteti evropian 2007 i përtërirë bazozhet në dispozitat e Rregullores së Këshillit Nr. 533/2004 të 22 marsit 2004 dhe merr parasysh zhvillimet e reja të përshkruara në Progres Raportin 2007. Në të renditen prioritetet afatshkurtra dhe afatmesme në përgatitjet e vendit për integrimin e mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian.



   Partneriteti Europian
« Kthehu Pas Printo
Shqip English
     Ministri
     Fjalime
     Mesazhe urimi
     Intervista
     Galeri
Untitled Document
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Integrimit