Njoftime
Ministria e Integrimit
Pyetja e javės
Ministria e Integrimit

A mendoni se Shqiperia do te marre statusin e kandidatit brenda ketij viti?


Rezultatet po nxirren. Ju lutem prisni...
Pergjigjet e Shqiperise te Pyetesorit te KE
Vizitoni Qendren e Dokumentacionit dhe Informacionit Evropian!
Procesi i Vendim-marrjes

 Plani Kombėtar pėr zbatimin e MSA
 
Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare të tij dhe Republikës së Shqipërisë hyri në fuqi me datë 1 prill 2009.
 
Në zbatimin të kësaj Marrëveshjeje, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë me Vendimin nr. 862, të datës 22 korrik 2009 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 463, datë 5.7.2006 të Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit’” miratoi Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2009-2014.
 
Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2009-2014 (PKZMSA 2009-2014) trajton në tërësinë e tij të gjitha prioritetet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian, duke u fokusuar veçanërisht në:
-          Prioritetet e Partneritetit Evropian për Shqipërinë të vitit 2007 dhe problematikat e Raportit të Progresit të vitit 2008;
-          Zbatimin e angazhimeve të Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit;
-          Përcaktimin e prioriteteve për përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire;
-          Përcaktimin dhe detajimin e kapaciteteve administrative të nevojshme për zbatimin e angazhimeve të MSA-së sipas fushave;
-          Përcaktimin e kostove financiare për zbatimin e angazhimeve të MSA-së, në përputhje me planin buxhetor afatmesëm dhe me kostot e tjera financiare, të përcaktuara në strategjitë sektoriale.
 
PKZMSA 2009-2014 është i ndarë në tre pjesë:
-          Kriteri Politik
-          Kriteri Ekonomik
-          Standardet Evropiane- Aftësia për të përballuar detyrimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian
 
Kriteri Politik trajton çështje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, demokratizimin e mëtejshëm të jetës parlamentare, përgatitjet e institucioneve shqiptare për zhvillimin e zgjedhjeve, reformat në administratën publike dhe sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare, institucionet e vuajtjes së dënimit dhe sistemin e drejtësisë për të miturit si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.
 
Kriteri Ekonomik trajton çështje të stabilitetit makroekonomik, rritjes ekonomike, reformat mbi investimet publike dhe private; borxhin publik, politikës monetare, dhe bilancit të pagesave.
 
Standardet Evropiane, ose aftësia për të përballuar detyrimet e anëtarësimit në BE, përfshijnë detyrimin për të adoptuar në mënyrë graduale – sipas afateve të rëna dakord në MSA – normativën komunitare si dhe ndërtimin e strukturave administrative të afta për zbatimin korrekt të legjislacionit të miratuar. Në këtë kapitull trajtohen liritë themelore dhe politikat sektoriale të tregut të brendshëm, dhe bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme të cilat përqendrohen në adoptimin e acquis dhe zhvillimin e infrastrukturës institucionale të nevojshme për arritjen e standardeve evropiane.
 
Çdo fushë e PKZMSA 2009-2014 përbëhet nga pjesa hyrëse dhe nga pjesa programuese mbi iniciativat ligjore dhe aktivitetet zbatuese që do të ndërmerren për çdo sektor apo fushë, sipas prioriteteve të përcaktuara në dokumentet e Partneritetit Evropian, MSA-së dhe kapitujve të acquis për çdo periudhë kohore afatshkurtër (2009-2010), afatmesme (2011-2012) dhe afatgjatë (2013 – 2014) nga shteti shqiptar. 
 
  • Pjesa e parë, në formë përshkruese, ofron informacion mbi situaten aktuale, sfidat dhe strategjitë për adresimin e prioriteteve në fushën apo nënfushën përkatëse.
  • Pjesa e dytë, parashikon në detaje prioritetet e zbërthyera në iniciativa ligjore, aktivitete zbatuese, institucione përgjegjëse, afate te vendosura për zbatimin e detyrimeve dhe mjete financiare të nevojshme për realizimin e tyre.
 
Pjesë organike e PKZMSA 2009-2014 është identifikimi i kostos për përgatijen e iniciativave ligjore dhe aktiviteteve përkatëse për zbatimin e tyre. 
 
 
 
Anekset e Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së- Pjesë e rëndësishme dhe integrale e PKZMSA 2009-2014të cilët janë
 
Aneksi 1: Iniciativat ligjore sipas fushave
Në këtë Aneks përfshihet e gjithë lista e iniciativave ligjore, të cila parashikohet të ndërmerren nga Ministritë e Linjës në përputhje me detyrimet e Partneritetit Evropian dhe MSA-së. Kjo listë është e ndarë sipas ministrive dhe fushave përkatëse. Po kështu, në këtë Aneks jepet informacion për shkallën e përputhshmërisë të projekt-aktit shqiptar me aktin komunitar, referencën përkatëse të këtij akti, institucionet përgjegjëse dhe bashkërenduese dhe afatet e dorëzimit në Këshillin e Ministrave dhe hyrjes në fuqi të aktit ligjor apo nënligjor.
 
Aneksi 2: Kosto e përkthimit dhe përgatitjes së legjislacionit sipas institucioneve në vite
Në këtë Aneks jepen kostot e përkthimit dhe përgatitjes së legjislacionit që parashikohet të mbulohen nga buxhetet e ministrive si dhe diferenca e kostos që nuk mbulohet nga programet ekzistuese.
Në këtë kontekst duhet theksuar se, kostoja e përgatitjes dhe përkthimit të legjislacionit nuk është kosto e plotë e këtij procesi, por është ajo pjesë e shpenzimeve që aktualisht ka qenë e mundur të identifikohet nga ana e grupeve të punës së Ministrive të Linjës.
 
Aneksi 3: Numri i punonjësve sipas viteve
Në këtë Aneks pasqyrohen nevojat për shtesë të nëpunësve apo punonjësve të tjerë të ndara për fusha dhe ministri apo institucione të tjera. Ky informacion do të shërbejë si bazë për të përcaktuar strategjinë e reformimit të institucioneve publike në kuadrin e ndryshimeve institucionale të nevojshme për zbatimin e MSA -së.
 
Aneksi 4: Aktivitetet zbatuese sipas fushave
Në këtë Aneks përfshihet e gjithë lista e aktiviteteve zbatuese, e cila parashikohet të ndërmerret nga Ministritë e Linjës në përputhje me detyrimet e Partneritetit Evropian dhe MSA. Kjo listë është e ndarë sipas ministrive dhe fushave përkatëse. Po kështu, në këtë Aneks jepet informacion për institucionet zbatuese, bashkërenduese dhe afatet e fillimit dhe të përfundimit të realizimit të tyre.
 
Aneksi 5: Kostot e aktiviteteve zbatuese sipas institucioneve
Informacioni i pasqyruar në këtë Aneks është dhënë në mënyrë shumë sintetike për të pasqyruar fondet që do t’i nevojiten Ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera për të fuqizuar institucionet dhe krijuar infrastrukturën e domosdoshme për zbatimin e MSA -së. Në këtë kontekst pasqyrohen edhe fonde që aktualisht janë të pambuluara nga projektet ekzistuese të cilat duhet të adresohen nga programi i ri financiar komunitar dhe donatorë të tjerë.



   Plani Kombėtar pėr zbatimin e MSA
   Aneks 1
   Aneks 2
   Aneks 3
   Aneks 4
   Aneks 5
« Kthehu Pas Printo
Shqip English
     Ministri
     Fjalime
     Mesazhe urimi
     Intervista
     Galeri
Untitled Document
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Integrimit