Njoftime
Ministria e Integrimit
Pyetja e javės
Ministria e Integrimit

A mendoni se Shqiperia do te marre statusin e kandidatit brenda ketij viti?


Rezultatet po nxirren. Ju lutem prisni...
Pergjigjet e Shqiperise te Pyetesorit te KE
Vizitoni Qendren e Dokumentacionit dhe Informacionit Evropian!
Procesi i Vendim-marrjes

 Plani i Veprimit pėr Komunikimin me Publikun
Procesi i Stabilizim-Asocimit, në të cilin Shqipëria është përfshirë që në vitin 1999, është instrumenti themelor i politikës së BE-së për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke synuar integrimin sa më të plotë të këtyre vendeve në familjen e madhe evropiane.
 
Ky proces i ka ofruar Shqipërisë instrumentin bazë për anëtarësim në BE, Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA), e cila pas nënshkrimit në datën 12 qershor të vitit 2006,është në procesin e ratifikimit të saj nga vendet anëtare të BE-së. Dokumenti i Partneritetit Evropian, është instrumenti i dytë i rëndësishëm, i cili parashtron parimet, prioritetet afatshkurtra dhe afatmesme si dhe kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria në Procesin e Stabilizim-Asociimit.
 
Në kuadër të zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në dokumentat strategjikë evropiane, integrimi i suksesshëm në Bashkimin Evropian mund të arrihet vetëm nëse shtetasit shqiptarë do të kuptojnë thellësisht të gjitha aspektet e anëtarësimit me qëllim që ata të luajnë rolin e udhëheqësit të këtij procesi. Me gjithë perceptimin pozitiv që ekziston në tërësi në opinionin e gjerë publik për mbështetjen e procesit, vërehet se ky perceptim është abstrakt dhe jo i bazuar në njohuri të plota mbi integrimin evropian.
 
Me qëllim informimin dhe komunikimin me opinionin publik dhe me grupet e interesuara në veçanti, Ministria e Integrimit ka pwrgatitur dhe miratuar gjatë muajit tetor 2007, “ Planin e Veprimi për të Rritur Komunikimin mbi Procesin e  Integrimit në BE pwr vitin 2008”. Ky Plan Veprimi ka një karakter evolutiv dhe dinamik me qëllim që t’i përshtatet ecurisë së Procesit të Stabilizim-Asociimit.
 
Një falenderim të veçantë i shprehim Projektit SMEI, “Strengthening of the Ministry of European Integration”, për mbështetjen dhe konsulencën që na ofruan në hartimin e këtij dokumenti.
 
Me urimin e mirë që ky Plan Veprimi të kontribuojë në rritjen e procesit të transparencës, informimit dhe komunikimit me të gjithë aktorët e interesuar, mirëpresim çdo sugjerim që do të na ndihmojë në përmirësimin e këtij dokumenti.



   Plani i Veprimit pėr Komunikimin me Publikun
« Kthehu Pas Printo
Shqip English
     Ministri
     Fjalime
     Mesazhe urimi
     Intervista
     Galeri
Untitled Document
Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Integrimit