Që në mars 2002, Komisioi i ka raportuar rregullisht Këshillit dhe Parlamentit për progresin e bërë nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ky raport progresi ndjek thuajse të njëjtën strukturë si vitet e kaluara. Raporti:
– përshkruan shkurtimisht marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së;
– analizon gjendjen në Shqipëri për sa i përket kritereve politike për anëtarim;
– analizon gjendjen në Shqipëri mbi bazën e kritereve ekonomike për anëtarëim;
– shqyrton kapacitetet e Shqipërisë për përafrimin gradual të legjislacionit dhe politikave të saj me ato të acquis, në përputhje me përparësitë e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të Partneritetit Europian.
Ky raport mbulon periodhën nga 1 tetor 2005 deri në 30 shtator 2006. Progresi matet mbi bazën e vendimeve të marra, ligjeve të miratuara dhe masave të zbatuara. Si rregull, ligjet apo masat që janë në fazat e përgatitjes ose që presin miratimin e parlamentit, nuk janë marrë parasysh. Kjo përqasje garanton trajtim të barabartë mes të gjitha raporteve dhe lejon një vlerësim objektiv.
Raporti bazohet në informacionet e mbledhura dhe të analizuara nga Komisioni. Përveç këtyre, janë përdorur shumë burime, përfshi kontributet e qeverisë së Shqipërisë, Shteteve Anëtare, raporteve¹ të Parlamentit Europian, dhe informacionet nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe jo-qeveritare.
Komisioni nxjerr përfundime duke e konsideruar Shqipërinë bazuar vetëm nga komunikimi i saj mbi zgjerimin², bazuar në analizën teknike që përmban ky raport.
|