Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në trajtimin e shumë sfidave që ajo duhet të përballojë. Rekomandimet e përfshira në raportin mbi Procesin e Stabilizim-Asocimit të vitit 2002 janë trajtuar vetëm pjesërisht. Stabiliteti politik relativ, por akoma i brishtë, dhe rinovimi i dialogut midis partive, i arritur në pranverën e vitit 2002, bëri të mundur zgjedhjen e qetë të një Presidenti të ri por nuk arriti rezultate kuptimplota përsa i përket reformave.
Kjo klimë e re politike ka çuar në disa progrese lidhur me zbatimin e rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar për përmirësimin e procedurave zgjedhore. Megjithatë, kjo klimë nuk ka mjaftuar për t’iu përgjigjur mjaftueshëm kërkesave kushtetuese përsa i përket kthimit ose kompensimit.