Që në mars 2002, Komisioni i ka raportuar rregullisht Këshillit dhe Parlamentit për progresin e bërë nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ky raport progresi ndjek thuajse të njëjtën strukturë si vitet e kaluara. Raporti:
– përshkruan shkurtimisht marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së;
– analizon gjendjen në Shqipëri për sa i përket kritereve politike për anëtarësim;
– analizon gjendjen në Shqipëri mbi bazën e kritereve ekonomike për anëtarësim;
– shqyrton kapacitetet e Shqipërisë për zbatimin e standardeve evropiane, domethënë, përafrimin gradual të legjislacionit dhe politikave të saj me ato të acquis, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe prioritetet e Partneritetit Evropian.
Ky raport mbulon periudhën nga 1 tetori 2006 deri në fillim të tetorit 2007. Progresi matet mbi bazën e vendimeve të marra, ligjeve të miratuara dhe masave të zbatuara. Si rregull, ligjet apo masat që janë në fazat e përgatitjes ose që presin miratimin e parlamentit, nuk merren parasysh. Kjo qasje garanton trajtim të barabartë midis të gjitha raporteve dhe mundëson vlerësim objektiv.
|