Sipėrfaqe toke
27,400 km katror; sipėrfaqe gjithsej: 28,748 km katror
Popullsia
(2007 pėrllog.): 3,600,523 (shtimi popullsisė: 0.5%); pėrqindja e lindjeve: 15.2/1000; mortaliteti foshnjor: 20.0/1000; jetegjatėsia: 77.6;
Kryeqyteti dhe qyteti mė i madh
(2003 pėrllog ): Tirana. Ajo ka pėrafėrsisht 700,000 banorė. Ajo ėshtė qendra e jetės ekonomike dhe kulturore tė vendit.
Qytete tė tjerė tė mėdhenj
Durrėsi, Elbasani, Vlora, Shkodra.
Njėsia monetare
Lek
Gjuhėt
Pėrafėrsisht 96 % e popullsisė flet shqip, por ka njė minoritet tė vogėl (3%) qė flet greqisht dhe maqedonisht.
Minoritetet
Etnikė: Grekė 3%, Maqedonas 0.3%, Vllehė, Romė, Serb-Malazes.
Kulturorė: Vllehė, Romė.
Feja
Islamė 70%, Shqiptarė ortodoks 20%, Katolik 10%.
Shkrim-kėndim
87% (2003 pėrllog.)
Forma e Qeverisjes
Shqipėria ėshtė republikė parlamentare. Pushtetet kryesore qė mund tė diskutohen janė legjislativi (parlamenti dhe zyra e presidentit) dhe ekzekutivi (qeveria).
Titullarėt e lartė
Presidenti Bamir Topi
Kryeministri Sali Berisha
Gjeografi
Shqipėria ėshtė e vendosur nė bregun lindor tė detit Adriatik, me Malin e Zi dhe Kosovėn nė veri, Maqedoninė nė lindje dhe Greqinė nė jug. Ajo pėrbėhet nga dy zona kryesore: zona malore (veri, lindje dhe jug) qė pėrbėn 70% tė sipėrfaqes sė tokės, dhe zona e ultėsirės bregdetare perėndimore qė pėrbėn pothuajse tė gjithė tokėn bujqėsore tė vendit e cila ėshtė dhe pjesa me popullsinė mė tė dendur.
Toka dhe Njerėzit
Shqipėria ėshtė me reliev tė thyer dhe malor, me pėrjashtim tė zonės pjellore tė bregdetit Adriatik. Mali Korabit (2,763 m), nė kufirin shqiptaro-maqedonas, ėshtė mali mė i lartė i vendit. Klima bregdetare ėshtė tipike mesdhetare, me verė tė nxehtė, tė thatė dhe dimėr tė butė, tė lagėt. Pjesa malore nė brendėsi, veēanėrisht nė veri, ka dimra tė ashpėr dhe verėra tė buta. Lumenjtė kryesorė janė Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa dhe Semani, por ata janė tė palundrueshėm. Mė shumė se njė e treta e Shqipėrisė ėshtė e mbuluar nga pyje, njė e treta ėshtė kullotė dhe vetėm rreth njė e pesta ėshtė e kultivuar. Shqipėria ka njė pozicion ideal gjeografik, klimė shumė tė favorshme, shtrirje tė gjatė plazhesh tė pastėr, male tė lartė dhe liqene.
Ekonomia
Pėrafėrsisht 60% e fuqisė punėtore tė Shqipėrisė ėshtė e zėnė nė bujqėsi; balancimi pėrfshihet nė shėrbime ose industri. Bujqėsia mė parė ishte nė formė kolektive dhe ferma bujqėsore, por nga viti 1992 pjesa mė e madhe e tokės bujqėsore u privatizua. Drithėrat (veēanėrisht gruri dhe misri), patatet, perimet, frutat dhe panxhar sheqeri kultivohen si dhe rritja e bagėtisė. Shqipėria ėshtė e pasur nė burime mineralė, gaz natyror, qymyr, boksite, krom, bakėr, xeherorė, nikel dhe kripė. Pėrpunimi bujqėsor, nafta, shfrytėzimi i minierave dhe prodhimi i tekstileve, veshjet, lėndė druri, ēimento dhe kimikatet janė industritė kryesore. Uzinat e hekurit dhe ēelikut janė tė zhvilluara dhe vendi ka njė numėr stacionesh hidroelektrike. Shqipėria ėshtė njė vend nė rrugėn e zhvillimit. Tregtia me jashtė kryhet me anė tė detit, Durrėsi dhe Vlora janė portet kryesore. Shqipėria eksporton tekstile dhe kėpucė, minerale, artikuj ushqimor dhe duhan; dhe importon kryesisht makineri, prodhime tė tjera industriale dhe mallra konsumi. Partnerėt kryesorė tregtarė janė Italia dhe Greqia. Shqipėria ėshtė duke u pėrpjekur me kėmbėngulje tė tėrheqė investimet e huaja dhe tė promovojė investimin vendas nėpėrmjet pėrmirėsimit pėr transparencėn nė procedurat e biznesit, dhe rikonstruktimit tė sistemeve bankare dhe tatimore. Bashkėpunimi i ngushtė me organizmat ndėrkombėtare si p.sh: Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Bashkimi Evropian, BERZH, etj. janė garancitė pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik. Zbatimi i nismės sė Paktit tė Stabilitetit pėrbėn njė nga angazhimet kryesore tė Qeverisė pėr zhvillimin ekonomiko-social tė vendit me synim final integrimin nė strukturat evropiane dhe ato Euro-Atlantike.
Shqipėria po vazhdon tė dėshmojė se po pėrpiqet tė dalė pėrfundimisht nga kaosi i periudhės sė tranzicionit. Ekonomia po lulėzon, rrjeti i rrugėve ėshtė duke u modernizuar mė nė fund, dhe demokracia duket se po formohet gradualisht me normat Evropiane, ligji dhe rendi janė pafundėsisht mė mirė se ishin nė 1990 e egėr.
Turizmi shqiptar
Shqipėria me pozitėn e saj gjeografike, me klimėn dhe me bukuritė e saj natyrore lejon frekuentimin e turizmit pėrgjatė gjithė vitit. Kohėt e fundit, turizmi shqiptar po jeton lulėzimin e tij, i cili tė ofron disa lloj mundėsish frekuentimi, pėrkatėsisht turizmi detar, malor dhe atė historik.
Periudha mė e pėrshtatshme pėr tė vizituar Shqipėrinė ėshtė rreth muajve maj - shtator pasi ėshtė njė klimė e ngrohtė dhe nuk ka shumė ngarkesė nė procedurat e prenotimeve tė hoteleve.
Turizmi bregdetar ėshtė kryesisht i zhvilluar nė qytetet e Durrėsit, Vlorės, Sarandės dhe Divjakės. Gjatė stinės sė verės mė shumė se 200.000 turistė frekuentojnė ujėrat e detit Adriatik tė Durrėsit dhe Vlorės tė cilat ofrojnė edhe shėrbime hotelerie dhe qendra argėtimi tė ndryshme. Durrėsi ėshtė njė destinacion interesant edhe pėr turizmin historik. Qyteti bukur i Sarandės ofron njė atmosferė tė veēantė qė rrėmben zemrat e vizitorėve tė tij. Panorama e detit Jon dhe varieteti i florės i favorizuar nga klima e butė, e bėn Sarandėn qendrėn mė tė preferuar pėr pushuesit vendas dhe tė huaj.
Turizmi malor ėshtė i pėrqendruar kryesisht nė pjesėn Jug- Lindore dhe Veriore tė Shqipėrisė. Fshati i Voskopojės ndodhet 21 km larg qytetit tė Korēės, me ajėr tė pastėr dhe ujė kurativ. Gjatė stinės sė dimrit tė ofron mundėsi tė mira pėr tė bėrė ski. Parku Kombėtar i 'Luginės sė Valbonės' ndodhet 25-30 km nė veriperėndim tė qytetit tė Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe shėndetėsore shoqėrohen mė sė miri mė bio-diversitet tė rėndėsie kombėtare dhe ndėrkombėtare.
Historia e Shqipėrisė daton qė nė kohėn e qytetėrimit ilir dhe grek dhe akoma sot gjenden shumė rrėnoja dhe pasuri tė tjera qė vėrtetojnė kėtė fakt. Falė historisė sė saj, Shqipėria ėshtė ndikuar nga shumė stile tė ndryshme arkitektonike, fetare dhe kulturore, tė cilat pėrbėjnė bazat e turizmit historik tė saj. Butrinti ndodhet 18 km larg qytetit tė Sarandės. Butrinti monument ėshtė njėri nga objektet mė interesante arkeologjike, ku ia vlen tė shihet amfiteatri antik nė formė gjysmė-rrethi. Kalaja e Krujės nė cep tė qytetit ėshtė ndėrtuar gjatė shekullit V-VI era e re dhe ka njė formė eliptike me njė sipėrfaqe prej 2.25 hektarė. Muret rrethuese janė fortifikuar nga 9 kulla tė pėrdorura pėr tė vėzhguar dhe ruajtur kėshtjellėn gjatė kohės sė luftės. Nė ditėt e sotme gjenden ende disa dhoma brenda mureve tė kėsaj kėshtjelle.
|