Përshëndetja e Ministres Majlinda Bregu
Të nderuar miq e vizitorë të faqes sonë!
Kryefjala e të gjitha informacioneve që hidhen në këtë faqe është Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky është misioni i madh, objektivi strategjik i qeverisë shqiptare, ku unë bëj pjesë, dhe i Ministrisë së Integrimit që unë drejtoj.
Ky objektiv ka gjetur në çdo kohë mbështetjen e Parlamentit Shqiptar dhe të opinionit të gjerë publik (94% e shqiptarëve janë pro integrimit). Në këtë rrugë të gjatë me sfida, të cilën po e përshkojmë me sukses, Shqipëria ka mbështetjen e BE-së.
Në Fokus
MSA hyri në fuqi më 1 prill 2009, pas ratifikimit të saj nga 25 vendet anëtare të BE-së, të cilat ishin pjesë e BE-së në momentin e nënshkrimit të MSA-së, si dhe miratimin e saj nga Parlamenti
1 Prill 2009, data e hyrjes në fuqi të MSA-së, shënon një fazë të re të marrëdhënieve tona me Bashkimin Europian, ku qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar të përballojë me sukses çdo angazhim
Deklarata për shtyp
03.06.2013
Sot, i detyruar nga opinioni publik dhe mediat të thyesh heshtjen, pasi foli e gjithë bota për zhbllokimin e tre ligjeve në parlament, ti Edi Rama me deklaratën e papërgjegjshme, se këto ishin tre ligje si gjithë të tjerat, në vend që t’ju kërkoje falje qytetarëve shqiptarë se i le pa statusin e vendit kandidat, ju deklaron atyre me cinizëm se këto ligje nuk kërkoheshin për statusin e vendit kandidat. Edi Rama, në qoftë se këto 3 ligje janë si qindra ligje të tjera pse u mohove e grabite shqiptareve për më shumë se një vit, statusin e vendit kandidat? Pse u largove shqiptarëve me qindra miliona euro investime dhe dhjetëra mijëra vende pune, duke mos i votuar ato!?
01.06.2013
Rama hesht sepse është fajtor. Eshtë fshehur pas murit të bllokimit që ndërtoi me duart e veta, sepse ai e di shumë mirë se nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara shqiptarëve për bllokimin që u bëri tre ligjeve, pa dhënë asnjë argument konkret e bindës.
31.05.2013
Teksa shqiptarët, me hir a pahir e hoqën makthin e bllokimit të tre ligjeve, edhe pse me kosto të madhe për ta dhe fëmijët e tyre, për bllokuesin dhe piromanin e ëndrrave të tyre, Edi Rama, duket se sindroma e bllokimit nuk ka si të marrë fund kaq shpejt. Aq e fortë është sindroma e bllokimit tek Edi Rama, saqë ai as nuk e përmendi fare me gojë votimin e tre ligjeve. Aq e fortë është sindroma e bllokimit tek Edi Rama, saqë ai i detyroi deputetët e tij të bllokonin dhe bojkotonin reformat e amnistisë fiskale, që do të hapnin vende pune formale, do të rrisnin transparencën dhe do t’i jepnin mundësi bizneseve informale të integrohen në tregjet ekonomike.
30.05.2013
Sot opozita shqiptare, pasi bllokoi për tre vjet e 230 ditë statusin e vendit kanditat të Shqipërisë në BE, pa dhënë asnjë argument konkret e bindës, votoi bashkë me ne tre ligjet. Vendim që ua kemi kërkuar ta ndërrmarin, çdo ditë e në çdo seancë parlamentare, e që në fakt duhet ta kishin ndërrmarrë shumë kohë më pare, e të mos i bindeshin strategjisë elektorale të liderit të tyre.
27.05.2013
Edi Rama mund ta evitojë edhe njëherë votimin e tre ligjeve këtë të enjte, por ai nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë historike për këtë dëm që u ka shkaktuar të gjithë shqiptarëve.
Ne i kemi prirë rrugës drejt integrimit në BE, duke hedhur hapat e nevojshëm dhe merituar statusin e vendit kandidat . Ne nuk do të ndalojmë së punuari dhe apeluari derisa tre ligjet të miratohen dhe shqiptarët ta shohin veten në BE.