Besjana Sina - Procesi i integrimit evropian ėshtė njė proces i vullnetit politik apo i zhvillimit funksional?
Ecuria e procesit tė integrimit varet nga disa faktorė dhe njė prej tė cilėve ėshtė natyrisht vullneti politik. Diskutohet rreth prirjes pėr zgjerim tė BE-sė me vendet e Ballkanit Perėndimor, sikundėr flitet shpesh edhe pėr lodhjen nga zgjerimi "enlargment fatigue". Gjithsesi, BE ka vendosur unanimisht tė ftojė vendet e Ballkanit Perėndimor tė anėtarėsohen dhe sipas zyrtarėve tė saj ecuria e procesit tė integrimit nė secilin vend ėshtė nė varėsi tė pėrmbushjes sė detyrimeve. Duke specifikuar Shqipėrinė, jemi nė prag tė kalimit nė njė hap tjetėr nė kėtė proces, shumė tė rėndėsishėm, aplikimit pėr statusin e vendit kandidat dhe mendoj se ardhja deri kėtu, pėrtej njė dakortėsie e vullneti politik tė BE-sė, ka qenė rezultat i pėrmbushjes sė detyrimeve qė vijnė nga BEja dhe realizimit tė reformave.
Erind Maēi - Kur do tė hyjė nė fuqi Marrėveshja e Stabilizim Asociimit dhe cilat janė disa prej pėrfitimeve kryesore prej saj?
Pas ratifikimit tė MSA-sė nga parlamenti grek, vendi i fundit qė pritet tė kalojė sė shpejti marrėveshjen mes Shqipėrisė dhe BE-sė, MSA-ja do tė hyjė nė fuqi dhe efektet e saj do tė ndihen automatikisht. Pėrsa i pėrket pėrfitimeve, po pėrmend vetėm njė nen tė saj, sipas tė cilit, pas hyrjes nė fuqi tė MSA-sė, rreth njė milion shtetas shqiptarė qė janė tė punėsuar ligjėrisht nė njė nga 27 vendet anėtare tė BE-sė, punonjės apo drejtues tė shoqėrive tė biznesit, mund t'i drejtohen gjykatave kombėtare tė Shteteve Anėtare pėr tė kėrkuar zbatimin e tė drejtave tė tyre qė rrjedhin nga MSA. Po cilat janė kėto tė drejta?
Trajtimi ndaj tyre nuk do tė pėrmbajė mė asnjė formė diskriminimi bazuar nė kombėsi. Pėrsa u pėrket kushteve tė punės, shpėrblimit apo shkarkimit nga puna, shqiptarėt do tė jenė njėsoj me shtetasit e atij vendi. Mbrojtja ligjore pėr shtetasit tanė mund tė ketė impakt tė madh pėr trajtimin korrekt tė emigrantėve dhe familjeve tė tyre.
Jam nje student nga Universiteti i Europes Juglindore ne Tetove dhe ne lidhje me nje projekt qe kam per ta bere kisha dashur te ju pyes se cilat jane problemet politike te integrimit te shqiperise ne Bashkimin europian?
Pas votės "Jo" te Irlandės pėr Traktatin e Lisbonės, kane lindur pikėpyetje
mbi procesin e zgjerimit te BE-se me vende te reja anėtare. Liderėt e Gjermanisė
dhe Francės, dy vendeve me te mėdha te BE-se, janė shprehur se "pa Traktatin
e Lisbonės nuk mund te mendohet pėr zgjerim me Kroacinė dhe Ballkanin Perėndimor"
por nga ana tjetėr, Komisioneri pėr Zgjerimin, Olli Rehn ėshtė shprehur se
"BE-ja nuk mund te humbasė kohe nga politika e saj e aderimit". Komunikata
e 5 Marsit e Komisionit Evropian pėr Ballkanin Perėndimor," synon te mobilizoje
te gjithė instrumentat e BE-se pėr te mbėshtetur realizimin e perspektives
evropiane te ketyre vendeve". Gjithashtu, si pasojė e eksperiencės sė vėshtirė
me Bullgarinė si vend i ri anėtar dhe krizės sė fundit financiare ėshtė spostuar
vėmendja nga axhenda e zgjerimit tė BE-sė. Gjithėsesi, BE ka vendosur unanimisht
tė ftojė vendet e Ballkanit Perėndimor tė anėtarėsohen dhe sipas zyrtarėve
tė saj kjo ėshtė njė rruge pa kthim mbrapa. Pėrsa i pėrket Shqipėrisė, vėmendja
duhet t'i kushtohet pėrmbushjes sė detyrimeve qė rrjedhin nga procesi i integrimit
dhe realizimit tė reformave tė nisura. Natyrisht i rėndėsishėm ėshtė kriteri
politik i kartės sė Kopenhagenit, bashkėpunimi mes forcave politike dhe njė
panoramė e qetė e situatės politike nė Shqipėri.
Jam njė studente nga Tirana dhe mendoj se duke u nisur nga niveli i zhvillimit qė ka vendi sot, Shqipėria ėshtė e papėrgatitur pėr tė marrė statusin e vendit kandidat?
Qeveria do tė ndėrmarrė hapin e aplikimit pėr statusin e vendit kandidat
vetėm atėherė kur do tė jetė e sigurtė se ka ardhur momenti i duhur, kur Komisioni
Europian jo vetėm ta mirėpresė kėtė hap, por edhe ta mbėshtesė atė bindshėm.
Besoj se pėr ne nuk kanė rėndėsi datat, e rėndėsishme ėshtė tė vazhdohet tė
ecet me reformat e ndėrmarra dhe tė punohet pėr rritje tė nivelit tė zhvillimit
ekonomik.